Të tjera

Atak kardiak gjatë garës, çiklisti shtrohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë , në kohën që zhvillohet një nga garat klasike në botë në sportin e çiklizmit, Paris-Roubaix. Çiklisti 23-vjeçar belg i ekipit Verandas, Michael Goolaerts, është rrezuar në tokë krejt papritur gjatë kohës që po pedalonte. Sipas mediave franceze, çiklisti ka pësuar një atak kardiar gjatë garës, në kohën që po pedalonte në një pjesë me kalldrëm.

Ndërhyrja e ambulancës dhe stafit mjekësor ka qenë e menjëhershme dhe çiklistit iu bë masazhi kardiak në moment dhe më pas u transportua me urgjencë me një helikopter në spitalin. Pamjet janë transmetuar “live” dhe kanë shokuar të gjithë, ndërkohë që ende nuk ka një informacion për gjendjen shëndetësore të çiklistit. Por menaxheri i skuadrës ka thënë se bëhet fjalë për një atak kardiak dhe humbje e përkohshme e ndjenjave.

Related posts

E BUJSHME/ Agjenti i Ronaldos sugjeron një qendërmbrojtës portugez për Juventusin

Isa.Autor

Tjetër humbje në Europian, Lituania shpartallon me 58 pikë kombëtaren kuqezi

Q.Autor

Trajneri rrëfen të vërtetën: Ja pse Serena Williams u tërhoq nga Australian Open

Q.Autor

Leave a Comment