Të tjera

Lojërat Olimpike Dimërore, 17-vjeçari Gerrard fiton Medalje të Artë

Kanë vazhduar garat në ditën e dytë të Lojërave Olimpike Dimërore, ku Medalje të Artë ka fituar 17-vjeçari, Redmond Gerrard

Medalja e Artë i shkoi Simen Hegstad Krueger, me kohën 1 orë, 16 minuta e 20 sekonda. Në vendin e dytë duke fituar Medaljen e Argjendtë u rendit Martin Sundby, ndërsa Medaljen e Bronztë e fitoi Hans Holund.

Në ditën e dytë spikat triumfi i 17-vjeçarit Redmond Gerrard në garën “Snowboard Slopestyle”, me amerikanin që grumbulloi 87.16 pikë pas 3 provave. Vendi i dytë dhe medalja e argjendtë ishte për kanadezin Max Parrot, me 86 pikë. Podiumin e kësaj gare e plotësoi një tjetër kanadez, Mark McMorris, i renditur në vendin e tretë me 85.2 pikë.

Në garën e stilit të lirë në ski për femra, medaljen e artë e fitoi francezja Perrin Laffont, që la pas Justine Dufour-Lapointe me medaljen e argjendtë, ndërsa në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronztë u rendit skiatorja nga Kazakistani, Yulia Galysheva.

Në disiplinën “Luge”, medalja e artë shkoi për austriakun David Gleirscher, i ndjekur në vendin e dytë nga amerikani Chris Mazdzer, që fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa në vendin e tretë dhe me medaljen e bronztë u pozicionua sportisti gjerman Johannes Ludwig.

Holanda fitoi një tjetër medalje të artë në garën e shpejtësisë në akull, këtë radhë në garën e 5.000 m për meshkuj. Ishte rekordmeni olimpik i kësaj gare, Sven Kramer, ai që fitoi këtë garë, duke rrëmbyer medaljen e tij të tretë të artë. Në vendin e dytë u rendit kanadezi Ted-Jan Bloemen, ndërsa i treti u rendit norvegjezi Petersen.

Related posts

MANOVRAT E PILOTIT/ Zbardhen detajet, pronari i helikopteri nuk kishte çertifikatë për…

F.autor

EMRI I FRIKSHËM I SULMUESIT KOLUMBIAN/ Shihni si quhet pas bashkimit të 12 muajve të vitit

F.autor

Kombëtarja e femrave, nesër sfida me Hungarinë në “Eurobasket 2019”

Isa.Autor

Leave a Comment