Futboll Seria A

Çfarë drame, Napoli mund Chievon duke e përmbysur rezultatin në fund të ndeshjes

Napoli ka arritur një fitore të madhe përballë Chievos.

Në stadiumin ‘San Paolo’ në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A, Napoli ka arritur të përmbysë rezultatin nga 0-1 në 2:1 për të mposhtur Chievon.

Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, ndërsa me të filluar e dytë, Napoli dështoi të shënonte nga penalltia, kur Mertnes nuk arriti të mposht Sorrentinon.

Derisa Napoli po vazhdonte të sulmonte, ishte Stepinski që në minutën e 73’ befasoi të gjithë duke kaluar në epërsi Chievon.

Napoli nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të barazonte në 1:1 me Milik, ndërsa në minutën e 93’, shënoi golin e fitores me anë të Diawara.

Pas kësaj fitore, Napoli mbetet në vendin e dytë me katër pikë larg Juventusit.

Related posts

“I KA IMPRESIONUAR TË GJITHË”/ Ish-ylli i PSG: Ky sulmues mund të arrijë nivelin e…

Delo.autor

Njihuni me ushtarin e ri të Mourinhos/ Truri i futbollit sulmues tek Man United

Isa.Autor

LIVE/ Manchester United-Manchester City, Leroy Sane dyfishon shifrat për “Qytetarët”

Delo.autor

Leave a Comment