Futboll La Liga

Real, Zidane shpjegon zëvendësimin e Ronaldo në derbi

“Sot kemi pasur shumë raste për të shënuar, por nuk i shfrytëzum. Patëm raste dhe në 15 minutat e pjesës së parë kur nuk luajtëm shumë mirë dhe pikërisht atëherë e gjetëm golin. Ky është futbolli, më vjen keq që futbollistët e mi nuk fituan sepse dhanë gjithçka në fushën e lojës,” – këtë mënyrë e ka komentuar trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, barazimin në derbin e Madrid kundër Atletico Madrid.

Në lidhje me kritikat që vërshuan ndaj tij, pak kohë më parë, Zidane tha: “Gjithmonë kështu ndodh. Tani që jemi më mirë askush nuk na kritikon, por nëse do të bëjmë një apo dy ndeshje të dobëta, menjëherë do të merren me ne. Nuk duhet të merremi me këto gjëra. Vështirësitë që kaluan na shërbejnë sepse nuk duhet të kthehemi si dy apo tre muaj më parë.”

Në fund, “Zizu” shpjegoi zëvendësimin e Cristiano Ronaldo në minutën e 63-të, pasi kishte shënuar golin e vetëm për Real Madrid: “E kishim llogaritur që do të luante vetëm 20 minuta në pjesën e dytë. Ronaldo është shumë mirë fizikisht dhe është në formë, ky ishte një zëvendësim i programua më parë dhe futbollisti e dinte.”

Related posts

E PABESUESHME/ Mo Salah humb një rast të artë përpara portës (VIDEO)

Delo.autor

NGA REAL MADRID TEK AJAX/ Ja skenat dramatike të këtij sezoni në Champions League

Delo.autor

SKANDAL NË EUROPA LEAGUE/ Serbët e Slovan Bratislavës bojkotojnë sfidën me Feronikelin

Delo.autor

Leave a Comment