Të tjera

Spanja rrëzikon organizimin e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes

Mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur mund t’i kushtojë Spanjës, që rrëzikon të humbasë të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë dhe nën-23-vjeçarët.

Spanja është një nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa vendet e tjera janë Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Por, përsa kohë që Ministria e Sporteve në Spanjë nuk miraton zyrtarisht pajisjen me viza të peshëngritësve të rinjë dhe nën-23-vjeçarët, që duhet të mbahet në La Korunja në javën e fundit të tetorit, do të zhvendoset në një shtet tjetër.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, e cila ka sqaruar se po shqyrton kandidatura të tjera sa i përket vendeve organizatore të kësaj veprimtarie kontinentale.

Më herët, edhe pjesëmarrja e sportistëve të Kosovës në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 që mbahen në muajin qershor në Tarragona, ishte bërë çështje në mediat spanjolle.

Pjesëmarrja e ekipit të Kosovës në Spanjë, vendin që nuk e ka njohur Kosovën dhe pasaportat e saj, është argumentuar edhe një herë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Spanjës, Alehandro Blanko, i ka bërë thirrje që sporti të mos përzihet me politikën.

Ky apel ka bërë efekt, pasi Spanja ka bërë një hap prapa dhe do t’i pajisë sportistët e Kosovës me viza. Pritet të shikohet nëse një gjë e tillë do të gjejë zbatim edhe në rastin e peshëngritjes.

Related posts

“ÇMENDET” KAMPIONI I BOKSIT/ Shikoni çfarë bën Fury në “WWE Smackdown” (VIDEO)

Delo.autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Volejbollistja shqiptare fiton Champions Leaguen

Delo.autor

I DOLI EMRI SI I PËRFSHIRË NË GRUPE KRIMINALE/ Briken Calja: Jam sportist profesionist, aktivitete të tilla…

Delo.autor

Leave a Comment