Champions League Futboll

Njihuni me përmbysjet më të mëdha në Champions League (VIDEO)

Në futboll kemi parë përmbysje rezultatesh nga më të ndryshme. Por kur kjo gjë ndodh në një finale, aq më tepër në harkun e pak minutave, këto përmbysje mbeten në histori. Mjafton të kujtojmë që Liverpool arriti të rikuperonte 3 gola në finalen e Champions League kundër Milan-it, duke fituar trofeun.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Champions League, u mbyllën me dy fitore – të thella – të Liverpulit dhe Barcelonës. Juventusi, Roma dhe Manchester City do të duhet të rikuperojnë 3 gola gjatë 90 minutave, dhe nëse Roma dhe City mund të mbështeten tek publiku vendas, Bardhezinjtë do luajnë në Bernabeu.

Mision i pamundur? Ndoshta po, por këto tre ekipe mund të mbështeten tek disa precedentë që kanë hyrë në histori.

Këto janë përmbysjet më fantastike në Champions League.

Deportivo-Milan 4-0 (2004)

Përmbysja e parë në aspektin kohor përfshin një ekip italian: në vitin 2004 Milan fitoi 4-1 ndeshjen e parë të luajtur në San Siro, dhe ishte me një këmbë në gjysëmfinale.

Në Riazor, në një ndeshje dramatike, Depor triumfon me rezultatin 4-0, duke shënuar në këtë mënyrë një nga përmbysjet më të pabesueshme në historinë e Champions League.

Monaco-Real Madrid 3-1 (2004)

Faza Çerekfinale: në ndeshjen e parë Reali fitoi 4-2 kundër Monakos, por në kthim francezët përmbysin gjithçka me një rezultat të pabesueshëm: 3-1 ku golat u shënuan nga Giuly dhe ish-lojtari i Real, Fernando Morientes.

Chelsea-Napoli 4-1 – (2012)

Një tjetër ekip italian që ka hyrë në histori, është Napoli i Mazzarrit që në 2012, në Stamford Bridge, u mposhtën nga Chelsea. Në San Paolo londinezët, që drejtoheshin nga Villas Boas, mposhten me rezultatin 3-1. Ndeshja e kthimit ju besua Roberto Di Matteos: Rezultati në 90 minuta përfundoi 3-1, ku në kohën shtesë Ivanoviç shënon golin vendimtar.

Barcelona-Milan 4-0 (2013)

Viti 2013: Milani i Allegrit mundi Barcelonën 2-0 në San Siro, me golat e Boateng dhe Muntari, dhe ëndërronte të bënte të njëjtën gjë në Camp Nou, në mënyrë që të kualifikoheshin në çerekfinale. Në ndeshjen e kthimit, megjithatë, spanjollët  asgjesuan Milanin me rezultatin 4-0.

Manchester United-Olympiacos 3-0 (2014)

Manchester United i David Moyes, në vitin 2014, rrezikoi shumë pasi humbi 2-0 ndeshjen e parë në Pire. Por, në ndeshjen e kthimit, Djajtë e Kuq arrijnë të përmbysin situatën falë një triplete nga Robin van Persie.

Barcelona-PSG 6-1 – (2017)

Një vit më parë, u realizua përmbysja më epike. Në ndeshjen e parë, PSG shkatërroi Barcelonën me një 4-0 që nuk linte shumë mundësi. Por, në Camp Nou, ndodhi mrekullia, dhe me atë 6-1 që ka hyrë në histori, spanjollët realizuan të pamundurën.

Related posts

TË TALENTUAR DHE PREMTUES/ Njihuni me katër lojtarët për MILANIN e së ardhmes

Isa.Autor

Zhbllokohen shifrat në “Selman Stërmasi”, supergol i Asanit ndaj Vllaznisë

Sadik.Autor

REAL MADRID/ Modric, Kasemiro dhe Kroos “kthejnë” Kovacic në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment