Futboll La Liga

Barcelona gati të paguajë 100 mln € për mbrojtësin e Leipzig

FC Barcelona kërkon të përforcojë mbrojtjen sezonin e ardhshëm dhe Dayot Upamecano thuhet të jetë emri që po konsiderohet.

Pas largimit të Javier Mascherano, si dhe dyshimet mbi rinovimin e Umtiti dhe mungesën e besimit që është treguar për Vermaelen dhe Yerry Mina, 19-vjeçari që është duke shkëlqyet te RB Leipzig është objektivi kryesor.

Këtë e raporton Telefoot. Ai ishte një nga emrat e listës së shkurtër që ka Barça për mbrojtjen.

Gazeta franceze raporton se Barcelona është gati të paguajë 100 milionë euro për mbrojtësin francez, gjithsesi edhe klube e tjera janë duke monitoruar zhvillimin e talentit si Bayern, United, Arsenal dhe Milan.

Upamecano mbërriti te RB Leipzig nga RB Salzburg në janar të 2017 për 10 milionë euro dhe konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Bundesliga.

Lojtari ka një kontratë deri në qershor të 2021 dhe, për momentin, thotë se është i lumtur te Leipzig megjithëse në një deklaratë për Telefoot ka hapur derën për një largim mundshëm: “Për momentin preferoj të vazhdoj me Leipzig, më pas do të shohim.”

Related posts

Pesë lojtarët e Barcelonës të harruar nga Valverde

Q.Autor

I ZBULON NUMRIN NË LIDHJE DIREKTE/ Neymar: 10 mijë mesazhe në 5 minuta për yllin e Premier

Delo.autor

HARRON ELEMINIMIN/ Ronaldo kërkon rekordin e madh kundër Fiorentinës

Delo.autor

Leave a Comment