Champions League Futboll

Sevilla, Montella nuk heq dorë nga kualifikimi

Trajneri i Sevilla, Vincenzo Montella, nuk ka hequr dorë nga mundësia për të shkruar në gjysmëfinalet e Champions League dhe pavarësisht nga humbja 2-1 në fushën e tyre kundër Bayern, italiani mendon se andaluzianët mund të kualifikohen në Bavari. Në raundin e kaluar të kësaj veprimtarie, Sevilla u kualifikua në saj të një fitoreje 2-1 në fushën e Manchester United.

“Do të luajmë me të njëjtën krenari me të cilën luajtëm në ndeshjen e parë dhe në fushën e Manchester United duke fituar. Në futboll çdo gjë është e mundur dhe unë me futbollistët e mi besojmë ende te kualifikimi. Nëse këtë herë fati do të jetë me ne dhe jo kundra, atëherë mund të fitojmë në Mynih,” – pohoi Montella.

“Në ndeshjen e parë skuadra ime meritonte më shumë dhe pësuam një gol të shmangshëm krejtësisht me kundërsulm, por sidomos në pjesën e parë futbollistët e mi treguan se mund të jetë superior ndaj atyre kundërshtar. Padyshim që kemi përballë një nga ekipet më të forta të Europës, por nëse i mposhtin, edhe ne do të jemi një nga këto ekipe. Rrallë herë ke mundësinë të luash ndeshje të tilla, prandaj duhet të shfrytëzojmë,” – deklaroi trajneri i Sevilla në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Related posts

GJYSMË FITORE PËR JUVENTUS/ I kthehen 15 pikë, por rrezikon t’i hiqen 9 të tjera

F.autor

“NDIHESHA BOSH”/ Robertson dhe eliminimi i Liverpool në Champions: Një gjë nuk do ta harroj kurrë

Delo.autor

“PLESHTI” NË BERNABEU/ Ja ku paraqitet më mirë MESSI kundër Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment