Futboll La Liga

Fitorja e thellë ndaj Real Madridit, ja fjalët e para të Messit në Facebook

Pasi fitoi përsëri në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit, Lionel Messi e ka përdorur llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Facebook, për t’i dërguar mesazh ndjekësve të vet.

“Mbarim madhështor i vitit me një fitore të rëndësishme në El Clasico. Përqafime dhe urime Krishtlindja të gjithëve”, shkroi Messi në Facebook.

Messi i ndihmoi Barcelonës të fitoi 0-3 ndaj Realit duke shënuar një gol dhe asistuar në një tjetër.

Me kaq, argjentinasi i nis pushimet dimërore, si pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij, dhe do të kthehet më 2 janar.

Skuadra e Barcelonës do të rikthehet më 30 dhjetor për t’i nisur përgatitjet për ndeshjen e kupës kundër Celtas, por, trajneri u ka dhënë leje Messit, Mascheranos dhe Luis Saurezit t’i bashkohen skuadrës më vonë, pra më 2 janar.

 

Related posts

PRITJA U SHPËRBLYE/ Dibala: Ky sukses do të mbetet në histori! Trofeun dua t’ia dedikoj… stafit mjekësor

F.autor

E PABESUESHME/ Ibrahimovic me Covid-19. Kaos me tamponat përpara Europa League

Delo.autor

KUJTON NDESHJEN E KUPËS SË BOTËS 2014/ Mbrojtësi Blind: Nuk e harroj kurrë, 5-1 kundër Spanjës më ndryshoi…

Delo.autor

Leave a Comment