Futboll Premier League

Pas refuzimit nga Tuchel, Arsenali gjen një tjetër emër të rëndësishëm

Te “Topçinjtë” po shpresonin që të firmosnin me gjermanin Tuchel, por ky i fundi duket se ka preferuar Parisin si destinacion e tij të ardhshëm. Nga ana tjetër, Arsene Wenger pritet të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni, pas më shumë se 2 dekadash pa fitimin e trofeve prestigjiozë në klub. Drejtori ri Sportiv i Arsenalit, Raul Sanllehi mendohet të jetë çelësi i transferimit të 47-vjeçarit, i cili gjithashtu është përfolur për një transferim të mundshëm te Chelsea, për të pasuar Antonio Conte.

“Diario Sport” shkrujti në fillim të muajit një artikull se pavendosmëria dhe mungesa e përkushtimit detyroi klubin londinez të shikonte për të tjera alternativa. Lajmi shkruante gjithashtu se edhe Maurizio Sarri ishte një alternativë, por italiani nuk e mendon largimin nga Napoli. Gjithashtu Enrique mësohet se ka refuzuar në dhjetorin e kaluar edhe ofertën për të pasuar trajnerin Eduardo Berizzo te Argjentina, sepse nuk dëshironte ta merrte projektin në mes të sezonit. Në fakt Luis Enrique është një teknik i lirë që pas largimit të tij nga Barcelona në vitin 2017. 47-vjeçari është në pritje të ofertës së duhur dhe një projekti të madh, për të nderuar një skuadër triumfuese. 

 

Related posts

TALENTI BRAZILAIN/ U transferua me bujë, GABIGOL nuk kthehet më te INTERI, do luaj me…

Isa.Autor

Valencia nis tratativat për yllin e Arsenal, ofron 13 mln euro për shërbimet e tij

Q.Autor

Mourinho nxjerr në shitje Mkhitaryan, ja kush është zëvendësuesi i tij

Delo.autor

Leave a Comment