Futboll Ligue 1

UEFA heton blerjet e Neymar dhe Mbappe, PSG rrezikon pezullimin nga Kupat e Europës

Paris Saint-Germain duket se nuk do t’i përmbahet Fair Play-t Financiar pasi shifrat e sponsorshipit janë të zmadhuara, sipas Financial Times.

Marrëveshjet multi-milionështe për Neymar dhe Mbappe detyruan UEFA-n të hetojë financat e gjigantëve të Ligue 1, me rezultate shqetësuese për klubin.

PSG thuhet të ketë ekzagjeruar më shumë sesa duhet të ardhurat e sponsorshipit dhe mund të përballet me pasojat.

Vetëm Neymar i ka kushtuar klubit një shumë rekord 222 milionë euro verën e kaluar.

Ndërkohë, Parisi do të paguajë 180 milionë euro për Mbappe kur të përfundojë sezoni aktual dhe huazimi i tij nga Monaco.

Klubi është munduar me çdo mënyrë të rregullojë balancat në mënyrë që të mos ketë probleme me rregullat financiare të UEFA-s.

Gjithsesi, një kontroll i financave të klubit se të ardhurat janë të ekzagjeruara për 250 milionë eurot e sponsorëve këtë sezon.

Kjo gjetje mund t’i kushtojë shumë PSG, mbase një pezullim evropian.

Related posts

“TAPIRI DO TË VIJË”/ Inzaghi mes dy zjarreve: Liverpool-in apo Dillettën? Preferoj…

Delo.autor

ZGJEDHJET NË FSHF/ Ceferin mbërrin në Tiranë, zbulohet axhenda e kreut të qeverisë së futbollit europian

Delo.autor

(LIVE) Gabim i Ajetit në mesfushë, Norvegjia shumë pranë golit

Sadik.Autor

Leave a Comment