Futboll

Buffon “tërbon” tifozët Manchester United me komentin e fundit

Gigi Buffon është një nga personazhet më të dashur të botës së futbollit.

Atë e duan të gjithë tifozët e futbollit, pak rëndësi ka se cilin ekip simpatizon. Por gardiani i Juventus ka inatosur tifozët e Manchester United kur pyetet se kush janë portierët më të mirë në botë për momentin.

Duke folur në prag të ndeshjes së kthimit në çerekfinalen e Champions League ndaj Real Madrid, Buffon ka përmendur gjashtë emra kur pyetet për opinionin e tij.

“Pa marrë në konsideratë portierët italianë, do të thosha Oblak, Navas, ter Stegen, Ederson, Neuer dhe Courtois.

“Shpresoj të mos kem harruar dikë.”

Por ja që ka harruar dikë që duhet të ishte patjetër pjesë e listës, pikërisht portierin e Manchester United David De Gea.

Ai ka kaluar një sezon fantastik tek United dhe meriton të përmendet mes më të mirëve. Por me siguri Buffon thjesht e ka harruar.

Related posts

Coutinho: Do të ishte fantastike sikur Neymar të kthehej në Barcelonë

Q.Autor

PAS 16 SEZONESH TEK REAL MADRID/ Ramos refuzon rinovimin, ja fjalët e presidentit Perez drejtuar spanjollit…

Delo.autor

“AFRIMET E REJA TA TREGOJNË VETEN NË FUSHË”/ Trajneri Egbo: Mendoj Europën, Superiorja krenare

Delo.autor

Leave a Comment