Futboll Seria A

Drejtuesit e Juventus takohen me super- menaxherin, Jorge Mendes

Sipas lajmit të fundit nga “Sky Sports”, drejtuesit e Juventus janë takuar me super-menaxherin Jorge Mendes përpara ndeshjes së sotme në mbrëmje për çerekfinalen e kthimit në Champions League kundër Real Madrid në “Santiago Bernabéu”.

Biznesmeni portugez kujdeset për disa nga futbollistët më të mirë të planetit, përfshi edhe “yllin” e Los Blancos, Cristiano Ronaldo.

Teksa është seriozisht e pamundur që Beppe Marotta dhe Fabio Paratici të kenë diskutuar për blerjen e Cristiano Ronaldo ka shumë mundësi që të kenë folur për klientë të tjerë të Mendes.

Mes lojtarëve për të cilët kujdeset Mendes dhe Juventus interesohet është mesfushori Andre Gomez, i cili do të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së ardhshme sepse nuk ka pasur minuta të mjaftueshme te ekipi katalanas.

Related posts

RONALDO DHE SANTOS TREMBIN GJERMANINË/ Portugalia kthehet në makth

Delo.autor

(FOTO) Para gjashtë muajsh ishte lojtari më i shtrenjtë në botë, e pabesueshme në çfarë vendi ka zbritur Pogba

Q.Autor

DHURON SPEKTAKËL NË ANGLI/ Sulmuesi shqiptar gol dhe asist për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment