Futboll Seria A

Dalbert nuk e mendon largimin nga Interi

Me afrimin e meraktos së verës shtohen zërat rreth transferimeve të lojtarëve, që po bëhen gjithmonë e më të nxehta. Gjatë një interviste mbrojtësi i Interit, Dalbert, foli rreth të ardhmes së tij, duke sqaruar situatën te zikaltrit.

24-vjeçari, i cili u transferua te italianët në vitin 2017 nga Nice, deklaroi se drejtuesit e klubit kanë paguar shumë për shërbimet e tij dhe se ai dëshiron t’ua shpërblejë në fushë. Përsa i takon interesimit të Marseille, futbollisti pohoi se për momentin nuk mendon të largohet, pasi së bashku me famijen e tij ndihen mirë në Milano. Braziliani deklaroi se objektivi i tij është të tregojë vlerat me fanellën zikaltër.

Related posts

4 SFIDA NGA PËRFUNDIMI I KAMPIONATIT/ Bartomeu “ndez” polemikat: VAR-i favorizon gjithmonë të njëjtin ekip

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Bylisit firmos me ekipin e ri në ditëlindjen e tij, bashkohet me…

Delo.autor

SHUMË TALENTE NË FUTBOLL/ Ja formacioni me 11 adoleshentët premtues në qarkullim

Delo.autor

Leave a Comment