Futboll

Flamurtarit s’i ndahen problemet, Duros tani duhet t’i dhembë koka

Flamurtari ka harruar të fitojë në kampionat dhe që prej ndeshjes së fazës së tretë me Lushnjën, nuk ka marrë në asnjë takim pikët e plota. Së fundmi triumfoi në Kupë me Skënderbeun dhe u duk se erdhi kthesa, por korçarët i kanë bërë të kthehen me këmbë në tokë, pasi i mposhtën në kampionat me rezultatin 0-3. Për trajnerin Shpëtim Duro dhe ekipin e tij situata nuk është aspak e mirë, sidomos në aspektin psikologjik.

Triumfi të shtunën me Lushnjën është detyrim, ndërkohë që për stafin teknik ka ardhur një lajm jo i mirë nga infermieria. Kapiteni Tomislav Busic momentalisht ndodhet në Kroaci, ku edhe ka kryer vizita të tjera mjekësore për të mësuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit. Pas vizitave sulmuesi ka mësuar edhe sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave të blerta dhe në Vlorë duhet t’i bëjnë llogaritë pa të deri në fund të muajit.

Tre javë do të mungojë Busic, i cili në këtë mënyrë humbet disa sfidat të rëndësishme. Të shtunën në Lushnjë nuk do të jetë, ashtu sikurse në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun. Sulmuesi i Flamurtarit humbet edhe ndeshjen me Teutën, Luftëtarin dhe Vllazninë në kampionat. Kalendari do të jetë i ngjeshur këtë muaj, me ndeshje kupe dhe kampionati në mesjavë, ndërkohë që Busic me shumë mundësi do të jetë gati në përballje delikate si ajo me Laccin në kampionat.

Me kurbinasit Flamurtarit luan në fillim të muajit maj (5 maja data paraprake) dhe prania e tij është e rëndësishme, pasi është një nga lojtarët kryesore të skuadrës. Në verë ai u zgjodh edhe kapiten, ndërkohë që ka arritur të shënojë shtatë gola, duke qenë edhe shënuesi më i mirë i ekipit në kampionat. Këtë sezon atë e kanë shqetësuar disa herë dëmtimet, duke e penalizuar të japë një kontribut më të madh për kuqezinjtë.

Related posts

“E ARDHMJA? JA KUR VENDOS”/ Bare jep sinjale pozitive nga Spanja: Mund të nisim stërvitjet

F.autor

SKËNDËRBEU BËN AKAND PËR PËLLUMBIN/ Ja skuadra tjetër që interesohet dhe i ofron më shumë klubit korçar

Delo.autor

“DËMTIMI KA SHKATËRRUAR GJITHÇKA”/ Talenti i Dortmund mbyll karrierën në moshën 21-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment