Futboll Sport

Serbi, 30 ditë burg për gjyqtarin…

Drejtësia serbe ka dënuar me 30 ditë heqje lirie gjyqtarin e kategorisë së parë Srdjan Obradovic, i arrestuar të martën me akuzën se ka favorizuar Spartak në ndeshjen kundër Radnicki, vendimtare për arritjen e një vendi në Europa League.

Spartak fitoi 3-0 duke e mbyllur kampionatin në vendin e tretë të klasifikimit, +3 pikë nga rivalët e Radnicki.

Sipas akuzës gjyqtari ka favorizuar dukshëm skuadrën vendase të Spartak duke dhënë dy 11-metërsha, njëri prej të cilëve krejtësisht absurd, duke e drejtuar të gjithë takimin në mënyrë të dyshimtë dhe në favor të vendasve.

Gjyqtari Obradovic, sipas shtypit, edhe në të kaluarën kishte qenë në qendër të polemikave dhe protestave për vendime të diskutueshme, krejtësisht të gabuara.

Related posts

PËRBALLJET EUROPA LEAGUE/ Sarri kërkon fitoren për në finale, Emery ka shansin të futet në Champions

Delo.autor

Ancelotti acaron milanistët: Tradhtar, shite veten për disa euro!

Sadik.Autor

TËRBOHET GATTUSO/ Përcaktohet gjyqtari për supersfidën Milan-Juve, me të bardhezinjtë priten të….

Isa.Autor

Leave a Comment