Champions League Futboll

Miralem Pjanic: Vendimi i ishte i pakuptueshëm

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, e ka përshkruar penaltinë që iu dha Real Madridit si të “pakuptueshme”.

“Zonja e Vjetër” përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë dhe po fitonte 0-3 deri në minutën e 92-të në “Santiago Bernabeu”, kur Medhi Benatia ndërhyri ndaj Lucas Vazquez dhe gjyqtari, Michael Oliver, pa u menduar dy herë akordoi penallti.

Gianluigi Buffon u dërgua me të kuq jashtë për shkak të protestave, kurse Cristiano Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhë për ta dërguar Real Madridin në gjysmëfinale.

“Ne me të vërtetë dhamë gjithçka”, shkroi Pjanic në “Instagram”.

“Ishim shumë afër, por fatkeqësisht në futboll disa vendime janë të pakuptueshme. Ishim ekipi më i fortë në fushë”.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi, tani të bëhemi gati për t’i fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë”.

Related posts

Gjesti i turpshëm i brazilianit/ Duglas Kosta pështyn kundërshtarin në fytyrë (VIDEO)

Isa.Autor

DERBI I TORINOS NDAHET NË “PAQE”/ Ronaldo i përgjigjet “Pleshtit”

Delo.autor

Tirana “pazar” në Gjirokastër, ofertë zyrtare për mesfushorin

Sadik.Autor

Leave a Comment