Champions League Futboll

Andrea Pirlo: Buffon e teproi me protestën ndaj gjyqtarit

Andrea Pirlo e njeh shumë mirë Buffon dhe ambienti e Juventus. Ja si e ka komentuar eliminimin nga Champions, që bardhezinjtë pësuan nga Real Madrid.

“Në gjaknxehtësinë e momentit, Gigi e ka ekzagjeruar sjelljen e tij. Sidomos kur e dëgjova deklaratën kur e akuzonte gjyqtarin për krim ndaj njerëzimit sportiv,” – tha ish-mesfushori.

Pirlo vazhdoi: “Por unë personalisht e kuptoj veprimin e Gigi, edhe pse e teproi. Ishte ndeshja e tij e fundit në Champions, veprimtari të cilën shpresonte ta fitonte. Një penallti kaq e dyshimtë, pas një ndeshje të tillë në “Bernabeu” të bën të humbasësh kontrollin.”

“Penalltia për Real edhe mund të jepej, por gjyqtari, në të tillë minutë mund ta shmangte. Një gjyqtar i mençur do t’i kishte çuar të gjithë në pushimin e shtesës. E përsëris se edhe unë mund të kisha humbur kontrollin si Gigi.”

Related posts

DËNIMI I SKËNDERBEUT/ Cilët janë 2 personat që fundosën klubin bardhekuq…

Delo.autor

Merkato/ Juve bën ‘pazar’ tek Reali, monitoron Kovacicin dhe Ceballosin

Q.Autor

E PABESUESHME/ Parma në avantazh ndaj Interit me supergolin e Dimarcos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment