Basketball

NBA thyen rekordin e shikueshmërisë, kalon kuotën e 22 milionë spektatorëve

Për të katërtin vit me radhë, NBA ka vendsur një rekord të ri për sa i përket shikueshmërisë së tifozëve në ndeshjet e sezonit të rregullt. Në përfundim të javës së 82-të të sezonit të rregullt është konfirmuar se numri në total i shikuesve ka qenë 22,1 milionë njerëz, që kanë ndjekur “live” ndeshjet në shkallët e stadiumeve të 30 skuadrave.

Kjo është hera e parë që NBA arrin kuotën e 22 milionë shikuesve në sezonin e rregullt. Një vit më parë, kjo shifër ishte 21,9 milionë shikues, ndërkohë që në katër sezonet e fundit shikuesit janë shtuar. Mesatarja e shikuesve për ndeshje ka qenë 17,987 tifozë, 100 më shumë krahasuar me 17,884 shikues për ndeshje e vitit të kaluar.

Related posts

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë në basketbollin e femrave

Q.Autor

BASKETBALL/ Real Madrid bie në Stamboll, triumfojnë CSKA dhe Barcelona në Euroleague

Delo.autor

Basketboll/ Të “armatosur” deri në dhëmbë, Policia arreston 3 ultras të Partizanit, shihni

Q.Autor

Leave a Comment