Champions League Futboll

Gjysmëfinalja e Champions League ka “lindur” nga Sparta e Roterdamit!

Do të ketë disa “ribashkime” me rastin e ndeshjes së Champions League mes Liverpool dhe Roma në gjysmëfinale. Do të jetë sfida e Salah ndaj ish-skuadrës së tij dhe “të kuqtë” do të vizitojnë një nga stadiumet ku triumfuan në Europë në mesin e viteve ’80. Por shumë pak e dinë se do të jetë edhe një përballje mes dy lojtarëve të rritur te Akademia e Futbollit e Sparta Roterdamit, Georginio Wijnaldum dhe Kevin Strootman.

Klubi holandez ka qenë i pari që nëpërmjet rrjeteve sociale ka nxituar të tregojë se ku janë rritur si futbollistë këta dy mesfushori, duke postuar një mesazh në “Twitter” ku shkruhej: “Kevin Strootman dhe Georginho Wijnaldum: vite më parë shok ekip te moshat e Sparta, tani kundërshtarë në gjysmëfinalet e Champions League.” Ky postim shoqërohej me një fotografi të dy holandezëve kur ishin fëmijë.

Mesfushori i Liverpool, Wijnaldum, gjithashtu ka postuar një mesazh ku shkruante: “Short emocionues, shihemi së shpejti Strootman.”

Përgjigja e lojtarit të Roma nuk ka vonuar: “Shihemi së shpejti vëlla…”

Stoortman dhe Wijnaldum janë pjesë e kombëtares holandeze dhe kanë luajtur përkatësisht 39 dhe 47 ndeshje me “tulipanët”.

Related posts

U TURPËRUAN NË SUPERKUPË/ Lopetegui: 3 emra për të rikthyer buzëqeshjen në Madrid

Isa.Autor

NA LA PA FRYMË/ Mbesa e ish-Presidentit SHQIPTAR “tërbon” edhe sallonet e “Moto GP” (FOTO)

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Trajneri Shehi i pavendosur për skemën, ja formacioni i mundshëm i “Bardhebluve” në derbi…

Delo.autor

Leave a Comment