Futboll Premier League

Arsenal nis duelin me City për talentin e Barcelonës…

Arsenal ka nisur të lëvizë për mesfushorin e talentuar Robert Navarro, duke konkurruar me Manchester City, që është i interesuar prej kohësh për lojtarin e Barcelonës, sipas asaj që bën të ditur “Daily Mail”.

Navarro ka pasur një mundësi për të punuar me Pep Guardiola, por aktualisht Arsenal është në “pole position” për të marrë shërbimet e tij, nëse vendos të largohet nga Barcelona.

Barcelona i ka propozuar një kontratë të re talentit, por 15-vjeçari nuk ka firmosur pasi ka shprehur dëshirën për t’u rritur gjetkë.

Javën e ardhshme ai do të jetë 16 vjeç dhe mund të firmosë një kontratë si profesionist në bazë të rregullave të FIFA-s. Wenger është gati t’i ofrojë një mundësin në ekipin e parë, ashtu si ka bërë me Fabregas, vite më parë.

 

Related posts

Karriera “e bekuar” e Coman, 76 ndeshje për 6 tituj kampion!!

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ KASTRIOTIT/ Shehi i tronditur: Nuk dua të flas, prisni prononcimin e klubit

Delo.autor

Besiktas-Bayern, Heynckes mund të bëhet më i miri i historisë së Champions-it

Q.Autor

Leave a Comment