Erick Thohir po përgatitet të largohet nga DC United. Siç ka bërë të ditur “Bloomberg” disa ditë më parë, negociatat me biznesmenin indonezian dhe miliarderin Patrick Soon-Shiong për shitjen e klubit janë drejt përfundimit.
Ndërkohë, “Washington Post” ka bërë një analizë të thelluar në në edicion online mbi punën e presidentit zikalter në drejtim të klubit të MLS. “Erick Thohir e mori DC United në momentin e duhur. Dhe tani po largohet në momentin e duhur”, nis shkrimi i “Washington Post”, që më pas vazhdon:
“Pasuria e Thohir, kryesisht, ka shërbyer për ndërtimin e stadiumit të ri ‘Buzzard Point’, por pasi ka investuar dhjetëra milionë në këtë projekt, nuk ka dashur të investojë tek ekip. Ndërsa pjesa më e madhe e 23 skuadrave kanë marrë lojtarë që dikur konsideroheshin të paarritshëm për MLS-në, DC United ka vazhduar me ato blerje mediokër”.
“Diferenca me skuadrat e tjera është gjithnjë dhe më e madhe. Ai vjen rrallëherë në Washington, duke ia deleguar çdo detyrë Levien. Është edhe një investitor i Inter, edhe pse aktivizimi i tij në klubin italian është pakësuar në vitet e fundit”, lexohet në artikull.
Thohir, i cili vazhdon të jetë president i Inter, pritet të fitojë rreth 390 milionë dollarë nga marrëveshja me Soon-Shiong.