Boks Sport

UFC on Fox29: Në Poirier vs. Gaethje priten fishekzjarrë (VIDEO)

Sot në mbrëmje na pret një UFC Fight Night shumë interesante me disa sfida që shumë mirë mund të ishin pjesë e një main eventi madhor në UFC. Por ajo kryesorja, dhe e cila po pritet me padurim nga tifozët e MMA është ajo mes Dustin Poirier dhe Justin Gaethje.

UFC Fox 29 do të zhvillohet në Arizona të Teksasit dhe do të fillojë në orën 2 të mëngjesit me orën e Tiranës.

Peshat e lehta Dustin Poirier dhe Justin Gaethje do të jenë protagonistët kryesorë në Gila River Arena të Glendale në një ndeshje që pritet të ketë fishekzjarrë.

Gaethje do të rikthehet në kafaz pas humbjes së parë në UFC ndaj Eddie Alvarez ndërsa Poirier vjen nga fitorja e ish-kampionit Antony Pettis.

Pritet të jetë një ndeshje fantastike pasi të dy janë luftëtarë agresivë që kërkojnë nokautin.

https://youtu.be/XBxxhMIstfs

Related posts

NDEZ ËNDRRAT E TIFOZËVE “KUQEZI”/ Maldini: Është një lojtar i nivelit të lartë, duhet ndjekur….

Delo.autor

Liverpool merr iniciativën në sulm, Reali mendon të mbrohet

Sadik.Autor

Tifozët e Arsenal kapen keq me Özil (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment