Futboll Seria A Sport

9 humbje radhazi për Udinesen, Oddo rrezikon shkarkimin

Nuk ka fund kriza e Udineses. Skuadra friulane pësoi humbjen e 9-të radhazi në Serinë A dhe tashmë rrezikon seriozisht mbijtesën. Goli i avantazhit provizor i Lassagnas nuk i mjaftoi Udineses që u mposht në Sardenjë me rezultatin 2-1 nga Cagliari falë golave të Pavolettit dhe Cepittelit, 6 minuta përpara fundit.

Me këtë sukses Cagliari iu largua disi fundit të renditjes me skuadrën ishullore që tashmë e shikon veten vetëm 1 pikë pas Udineses. Për Massimo Oddon këmbanat e alarmit kanë nisur të bien me ish mbrojtësin e Lazios e Milanit që rrezikon seriozisht shkarkimin, pasi 9 humbje radhazi janë shumë.

Related posts

Formacionet zyrtare: Dortmund – Salzburg

Q.Autor

FOTOLAJM/ Ndryshimet në LOOK gjatë viteve të mesfushorit Pogba

Delo.autor

U SHKARKUA NGA NAPOLI/ Anchelotti udhëton drejt Anglisë, takohet me drejtuesit e klubit të…

Delo.autor

Leave a Comment