Futboll Sport

Çudit Useini, e kërkon Europën në një tjetër rrugë

Flamurtari deri pak javë më parë ishte i pozicionuar në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, por sot është 5 pikë larg vendit të tretë. Duke parë që Kukësi ka bërë një shkëputje të ndjeshme, i duhet minimalisht që të renditet në vendin e tretë për të kapur Europën. Por, Useini, lojtari i kuqezinjve habit kur pyetet se në çfarë rruge e kërkon suksesin kjo skuadër.

Fitorja – “Ishte e vështirë që të shohësh se nuk po shënonim. Ishte një vendim i Duros për të qenë në stol. Minutat që më dha i shfrytëzova si duhet”.

Lushnja – “Nuk duhet parë tabela, pasi 3 pikët janë 3 pikë me të gjithë kundërshtarët. Lushnja bën lojën e saj dhe paraqitet mirë në fushë”

Mbijetesë apo Evropë? – “Personalisht mendoj se që në fillim ishte Evropa. Tani kemi ndeshjen e Kupës ku do të jemi më të përqendruar. Deri në fund ja dalim dhe kapim Evropën”.

Kriza  – “Kriza është normale në të gjitha ekipet. Zgjati shumë, por kishim shumë mungesa. Pa harruar dhe fatin që nuk ishte me ne. U bënë bashkë shumë gjëra”.

Related posts

LIVE/ Conference League: Mbyllet ndeshja Universitatea Craiova-Laçi. Rezultati 0-0

Delo.autor

FITORE NË FRYMËN E FUNDIT NË EURO U-21/ Super gol në minutën e 90, ja çmenduaria e Gjermanisë (VIDEO)

Delo.autor

Merr fund kaosi te VLLAZNIA/ Shkodranët emërojnë trajnerin e ri dhe surprizojnë me drejtorin

Isa.Autor

Leave a Comment