Bundesliga Futboll Sport

Bayern përmbysje me “pesë yje”, Heynckes thyen tjetër rekord historik

Bayern Munich ka mposhtur macen e zezë Borussia Munchengladbach me rezultatin 5-1. Pritej të ishte një sfidë delikate dhe në fillim ashtu u duk. Bavarezët kaluan në disvantazh në Allianz Arena pas golit të Drmic në minutën e 9’ dhe për shumë minuta ata nuk arritën të krijonin asgjë.

View image on Twitter
 Por vendasit u zgjuan në fund të pjesës së parë duke shënuar dy gola të shpejtë me Wagner. Sulmuesi gjerman arrin të zëvendësojë më së miri Rober Lewandowski i cili e nisi nga stoli. Pas pushimit ishin Thiago, Alaba dhe Lewandowski i futur në fushë ata vulosën fitoren e bukur të Bayern në pjesën e dytë. Një tjetër rekord mbresëlënës shtë thyer edhe nga trajneri Jupp Heynckes.

Ai tashmë ka 1034 ndeshje si lojtar dhe trajner në Bundesliga. Një legjendë e gjallë tekniku i Bayern që me shumë mundësi po kalon momentet e fundit në kampionatin gjerman. Me këtë itore Bayern vazhdon të respektojë kampionatin megjithëse ka fituar titullin javën e fundit.

Related posts

Watzke: Aubameyang na ka dëmtuar, nuk do të ndodhë më!

Q.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Cadiz-Barcelona. Rezultati 0-0

Delo.autor

VRIONI NË QIELLIN E SHTATË/ Fiton “Këpucën e Artë” në Austri

F.autor

Leave a Comment