Futboll La Liga Sport

Real Madrid, plan për të mbrojtur nderin e miliona madrilenëve

Florentino Perez dhe bordit të Real Madrid u ka ardhur në majë të hundës fushata shpifëse në dëm të klubit dhe ka në plan të mbrojë vlerat e tij dhe të mbështetësve.

Miliona tifozë rreth e qark botës, janë bërë më shumë se tifozë për drejtuesit e klubit.

Ata janë kthyer në thesar, pasi, sipas drejtuesve, këta njerëz janë treguar besnikë megjithëse media i ka bërë të vuajë me kritikat pas ndeshjes me Juventus.

Në Bernabeu pritet të merren masa të menjëhershme.

Historia e Real Madrid, sidomos, e tashmja, duhet të mbrohet për ata miliona ndjekës.

Klubi është quajtur një klub hajdut që blen ndeshjet, dhe kjo është diçka e papranueshme.

Ka ardhur koha që klubi të mbrohet me të gjitha mënyrat, qoftë edhe ato ligjore. Edhe lojtarët nuk kanë ndërmend të durojnë më këtë situatë dhe Perez ka dhënë OK e tij për t’i dhënë fund bombardimeve konstante.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS NË COPPA ITALIA/ Paraqitje e shkëlqyer e Etrit Berishës, ja si vlerësohet nga mediat italiane

Delo.autor

MBYLLEN GRUPET CHAMPIONS/ Premton përballje gjigandësh, ja kur hidhet shorti i fazës së 1/8

Delo.autor

LIVE/ BARÇA-REAL: Rihapet supersfida, Marcelo ngushton rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment