Futboll Seria A

De Laurentiis: Dua titullin kampion, por jo çdo 30 vjet

Napolit i mjafton që të mposhtë skuadrën e Crotone që të sigurojë matematikisht trofeun “kampion i dimrit” në Serinë A, për ta mbyllur gjysmën e parë të kampionatit para skuadrave të tjera. Një hap i madh për të arritur objektivin e madh, titullin kampion në Serinë A.

Këtë gjë e uron shumë edhe presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, që pas fitores 3-2 ndaj Sampdorias, tha: “Sigurisht që dua ta fitoj titullin kampion dhe jam i bindur se nuk ka për të qenë një episode. Objektivi im është ta mbaj klubin gjithnjë në vendet e larta të renditjes, për të fituar gjithnjë titullin dhe jo çdo 30 vjet”.

Më tej, numri 1 i skuadrës napoletane, shton: “Unë e shoh Napolin kompetitiv në çdo kompeticion ku luan dhe uroj që ky grup të shkojë sa më larg të jetë e mundur. të shkojë deri në fund të çdo eventi ku merr pjesë”, tha De Laurentiis, që për sa i përket merkatos që do të zhvillojë në janar, për përforcimin e skuadrës, shprehet se ka gati blerjen e parë.
“Ai është Roberto Inglese dhe kam folur me presidentin e Chievo. Për sa i përket emrave që lexoj çdo ditë në gazeta them se nuk ka asgjë të vërtetë, pasi po shohim të bëjmë blerje me perspektivë për të ardhmen. Po presim që Milik e Ghoulam të rikuperojnë nga dëmtimet”, u shpreh De Laurentiis.

Related posts

BARAZOI NË “SAN SIRO” NDAJ INTERIT/ Berat Gjimshiti: Icardi? Duhet të rishoh rastin kur…

Delo.autor

“ZGJIDHNI GOLIN MË TË BUKUR”/ UEFA i bën jehonë supergolit të Asanit

F.autor

Chelseat i prishen planet, “Blutë” nisin luftën për “pasardhësin e Buffonit”

Isa.Autor

Leave a Comment