Futboll Sport

Bashkëshortja e gjyqtarit Oliver kërcënohet me vdekje, policia britanike nis hetimet

Ndeshja Real Madrid-Juventus nuk ka përfunduar ende. Polemikat e krijuara pas penalltisë së dhënë nga gjyqtari britanik Michael Oliver në minutën e 93-të të ndeshjes në favor të skuadrës spanjolle shkaktuan një tërmet në futboll, pasojat e të cilit po ndihen edhe 4 ditë pas atij takimi. E përfshirë ëhstë edhe bashkëshortja e gjyqtarit britanik, Lucy Olivier, e cila është kërcënuar me vdekje në faqen e saj zyrtare në “Twitter”. Ndërkohë që fyerjet karshi saj kanë qenë nga më të ndryshmet nga ana e fansave të Juventusit e jo vetëm.

Për pasojë, gjyqtari ka vendosur që çështjen ta dërgojë në gjykatë dhe i ka kërkuar policisë që të hetojë. BBC bën me dije se policia e Londrës ka çelur hetimet në lidhje me kërcënimet me vdekje që bashkëshortja por edhe vetë gjyqtari kanë marrë nga fansat.Edhe pse Lucy ka mbyllur përkohësisht faqen e saj zyrtare në “Twitter”, mesazhet kërcënuese kanë ardhur edhe në numrin e saj privat në celular, pasi çuditërisht numri i saj është publikuar në rrjetet sociale.

Pas penalltisë së dhënë nga Olivier në minutën e 93-të, që solli edhe daljene portierit Gigi Buffon me të kuqe nga fusha e lojës, Cristiano Ronaldo realizoi golin e fitores, duke kualifikuar Real Madrid në gjsymëfinalet e Champions League.

 

Related posts

VUAN NGA SËMUNDJA VDEKJEPRURËSE/ Reagon Maradona: Është e tmerrshme, nuk po…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Dermiral kërkohet nga Premier dhe Bundesliga, Juventus pret ofertën e duhur

Delo.autor

ETAPA NR. 11 E TURNEUT TË BIÇIKLETËS/ Xhiro e Italisë në krizë prej koronavirus, tërhiqet edhe skuadra e dytë

Delo.autor

Leave a Comment