Sport Të tjera

MASHTRUES APO TOTALISHT I PAPËRGJEGJSHËM? Mbrojtja e Djokovic shton më shumë polemikat rreth tenistit

Novak Xhokoviç do të kërkojë të hënën para gjykatës të revokohet urdhri i anulimit të hyrjes së tij në Australi për thyerje të procedurave anti-COVID. Avokatët e tenistit serb kanë paraqitur provat të cilat sipas tyre tregojnë se tenisti kishte të drejtë që kërkonte pjesëmarrjen në Australian Open, edhe pse i pavaksinuar.

Avokatët raportuan se justifikimi mjekësor për pjesëmarrjen e Xhokoviç vinte nga fakti se ai kishte kaluar COVID, meqë kishte rezultuar pozitiv më 16 dhjetor 2021 dhe konsiderohet i shëruar.

Por në fakt rezulton se me datën 16 dhjetor, të njëjtën ditë që ai pretendohet se ka mësuar se është pozitiv, Xhokoviç ka qenë i pranishëm në një panel diskutimi në një sallë të mbyllur, pa maskë, si dhe në një ceremoni për një pullë poste të botuar në emër të tij.

Ndërkohë, në datë 17 dhjetor, një ditë më vonë, ai ka qenë i pranishëm në një ceremoni për fëmijë në qendrën që mban emrin e tij. Ai shfaqej aty duke u shoqëruar me fëmijët në ambiente të mbyllura, sigurisht pa mbajtur maskë.

Tashmë ka filluar të debatohet nëse prova që kanë vënë në dispozicion avokatët e tij është e falsifikuar, ose Novak Xhokovoiç është aq i papërgjegjshëm sa ka shkuar në aktivitete publike duke e ditur se ishte pozitiv me COVID.

Related posts

PROBLEME ME STADIUMIN/ Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar. Ja kur do të luhet…

Delo.autor

LAJM I ZI/ Ndodh ajo që të gjithë i druheshin, SADIKU përsëri në OPERACION

Isa.Autor

Legjenda e Realit injoron Liverpoolin para finales

Sadik.Autor

Leave a Comment