Boks Sport

UFC on Fox 29, Dustin Poirier mposht Justin Gaethje në garën për “Duelin e Vitit”

Dueli mes Dustin Poirier dhe Justin Gaethje në peshën e lehtë zhvilluar në Arizona të Amerikës dhe i vlefshëm për UFC on Fox 29 kishte gjithçka që fansat e arteve marciale mikse ëndërronin. Poirier e fitoi këtë përballje me “KO teknik” në raundin e katërt, por 3 të parat ishin një duel i fortë mes dy sportistëve. Por në të katërtin, 33 sekonda pas fillimit të tij, shkelmat e fortë të amerikanit Poirier çorientuan patriotin e tij, që u godit fort në kokë dhe humbi duelin.

Për Poirier, 23 fitore, 5 humbje dhe 1 duel pa rezultat, kjo ishte një fitore që e afron me një përballje për titullin kampion në peshën e lehtë. “Justin është një luftëtar. Nëse gjyqëtari nuk do ta kishte ndalur duelin, ai mund të kishte vdekur nga shkelmat e mi”, u shpreh fituesi i përballjes kryesore të këtij eventi.

Që në raundin e parë sportistët treguan se do të dhuronin një përballje të bukur, por edhe të egër njëkohësisht në kafaz, pasi edhe Gaethje e goditi disa herë rivali me shkelma e grushte. Por në raundin e dytë Poirier u tregua më konkret dhe reagon, duke e bërë edhe më të bukur sfidën e më pas ai komandon duelin në kafaz edhe në raundin e tretë. Gaethje nis gradualisht të humbasë shkëlqimin e fillimit të duelit dhe në raundin e katërt çorientohet, duke u mundur me “KO”.

Për Gaethje, kjo është humbja e dytë në kafaz, madje e dyta radhazi, që vijnë pas 18 fitoresh radhazi e tashmë i largohet mundësisë për një event kryesor të UFC-së.

View image on Twitter

Related posts

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Njihuni me hakerin që zbuloi i pari problemet e “Qytetarëve”

Delo.autor

ATLETICO-REAL MADRID/ Pas një asisit nga Casemiro, ylli Benzema rihap sfidën për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË NË BULLGARI/ Lojtari në vuajtje nga dhimbjet, ambulancës nuk i hapet… dera (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment