Futboll La Liga Sport

Pesë skuadrat me serinë më të gjatë pa humbje në ligat kryesore të Evropës

Barcelona mposhti 2:1 Valencian në ‘Camp Nou’ për t’iu afruar edhe më shumë titullit në La Liga.

Kjo fitore ishte edhe një rekord për skuadrën e Ernesto Valverdes, që bëhet skuadra me serinë më të gjatë pa humbje në La Liga, plot 39 ndeshje.

Rekordin me 38 ndeshje e mbante Real Sociedadi, i sezonit 1979/1980.

Por, nëse krahasohen seritë më të gjata pa humbje me ligat e forta të Evropës, Barcelona zë vetëm vendin e pestë.

Është PSG e sezonit 2015/2016 që nuk pësonte 46 humbje, Arsenali i sezonit 2003/2004 nuk dinte për humbje në 49 ndeshje, Bayern Munich në periudhën 2012/2014 kishte një prej 53 ndeshje pa humbje.

Rekordin si skuadra më serinë më të gjatë pa humbje e mban Milani, ku në vitet 1991/1993, nuk ishte mposhtur në 58 ndeshje.

Related posts

MILIONAT PËR HISTORINË DHE RRESHTIMET/ Prishtina, Teuta dhe Laçi në fushë

Delo.autor

BARCELONA thyen mallkimin/ Pas 13 vitesh KATALANASIT mbyllin merkaton me bilanc…

Isa.Autor

SAMPDORIA-LAZIO/ “Gjyshi” Quagliarella mposht portierin Strakosha me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment