Futboll Premier League

Liverpooli në bisedime për Van Dijk, marrëveshja me të thyen rekordin e klubit për transferime

Liverpooli është afër të mbyll një marrëveshje me Southamptonin për mesfushorin holandez, Virgil van Dijk.

Mediat irlandeze raportojnë se Liverpooli ka bërë një hap të madh në ndjekjen e tyre për Van Dijk dhe më në fund u është dhënë dritë jeshile për të negociuar një marrëveshje për lojtarin.

Ata janë afër pranimit të një marrëveshjeje të strukturuar, por me vlerë shumë të madhe, sidomos për një mbrojtës.

Sipas mediumit Irish IndipendenteLiverpooli pritet të mbyll marrëveshjen në vlerë prej 70 milionë funtesh me Southamptonin për Van Dijk.

Marrëveshja do të bënte rekord absolut të klubit nënshkrimin e 26-vjeçarit holandez për klubin nga Anfield.

Kjo pasi Van Dijk do t’i kalonte 36 milionë funtet e paguara për Mohamed Salahn verën e kaluar dhe 48 milionë funte të vendosura për të shkuar për Naby Keita verën e 2018.

Van Dijk ishte lënë jashtë skuadrës së Southampton në barazimin 1-1 me Huddersfield, ndeshjen e dytë që ai ka humbur.

Ndryshe, mbrojtja është ‘thembra e Akilit’ për Reds dhe trajneri Jurgen Klopp e ka kuptuar këtë, duke vendosur të ndërhyj në afatin e janarit.

Related posts

PËRBALLJA GJYSMËFINALE ITALI-SPANJË/ Barella zbulon forcën e “Azzurrëve”: Ata të dy janë fenomenë

Delo.autor

GLADIATORËT/ Njihuni me futbollistët më agresivë në historinë e FUTBOLLIT

Sadik.Autor

U TRANSFERUA TEK JUVENTUS/ Shikoni si Rabiot kalon testet mjekësore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment