Bundesliga Futboll Sport

Sandro Wagner tregon kush është mbreti i Mynihut

Ai ka shtatë gola në nëntë ndeshjet e fundit të Bundesliga për Bayern Munchen, por sulmuesi gjerman Sandro Wagner e di që ka vetëm një mbret në Mynih dhe kjo çështje nuk duhet diskutuar. “Për mua, Robert Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë”, tha Wagner për “Bundesliga.com”, pasi shënoi dopietën e tij të parë për klubin në fitoren 5-1 ndaj Borussia Mönchengladbach në ndeshjen e 30-të. “Unë e vlerësoj shumë përkrahjen e tij, jam mirëpritur mirë nga djemtë dhe jam i lumtur që jam këtu. Këtu është vendlindja ime, klubi im dhe unë jam duke e shijuar atë tani”, vazhdoi 30-vjeçari që kërkon të jetë pjesë e Gjermanisë në “Rusi 2018”, por e di se rivaliteti është i madh dhe duhet të shënojë sa më shumë për t’i mbushur mendjen Low.

Wagner u bashkua me klubin e Bayern nga Hoffenheim në janar si një zëvendësues për Lewandowski-n, por aktualisht ai ka shënuar mesatarisht një gol çdo 67 minuta që ai ka luajtur për klubin e tij të lindjes në Bundesliga. Sulmuesi gjerman 30-vjeçar deri më tani këtë sezon ka shënuar 11 gola, 16 rrjeta më pak nga vendi i parë në listën e golashënuesve. Ky pozicion i përket vetëm ylli polak Robert Lewandowski, i cili nuk ka rival në Bundesliga pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang drejt Arsenalit në merkaton e janarit. Polaku e ka tundur rrjetën 27 herë pas 30 ndeshjesh, 13 më shumë se sfiduesi më i afërt i tij Kevin Volland i Bayer Leverkusen. Polaku ishte në stol kundër Gladbach, por zëvendësoi Wagner në 20 minutat e fundit dhe tregoi klasin e tij. Ai në mënyrë të rregullt solli golin e tij të 104-të në Bundesliga me fanellën e Bayern Munchen, duke iu bashkuar Claudio Pizarro si lojtar i vetëm në historinë e Bundesliga, që kishte shënuar aq shumë herë për një klub (Werder Bremen).

Related posts

E kërkon Milani, mesfushori kroat ende nuk ka rinovuar me Fiorentinën

Sadik.Autor

HIDHET SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Pëballje midis anglezëve. Tottenham ndeshet me…

F.autor

Lazio në telashe disa ditë para ndeshjes vendimtare me Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment