Futboll Sport

Formacionet zyrtare/ Në Durrës luhet i gjithë sezoni

Kategoria Superiore do të mbyllë javën e 29-të me ndeshjen ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë. Takimi ky që do të luhet prej orës 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Sfida mes durrsakëve dhe shkodranëve është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, pasi të dy ekipet janë në luftë për mbijetesë. Teuta ndodhet në vendin e 9-të me 30 pikë, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e 8-të me 33 pikë. Kjo sfidë do të përcaktojë shumë për mbijetesën, pasi një fitore e vendasve bën rokadë në formacion, ndërsa një fitore e shkodranëve i bën të marrin frymë lirshëm, pasi kalojnë dhe Kamzën në renditjen e klasifikimit.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e mëvonshme. Skuadra  e Teutës me në krye trajnerin Gentian Mezani ka preferuar një skemë 4-3-3. Ekipi vendas do të luajë në sulm me Çyrbjen, Latifin dhe Ribajn. Trajneri Ernest Gjoka u është përgjigjur bregdetarëve me të njëjtën skemë, pasi ka preferuar Sukajn dhe Ribajn së bashku, ndërsa Likën nga krahu tjetër. Përformancat e mira të Ribajt kanë bërë që futbollisti të luajë nga minuta e parë duke ulur në stol mesfushorin tjetër Erald Çinarin.

Kjo sfidë mbijetese është shumë e veçantë për Arsid Krujën dhe Esin Hakajn, dy shkodranët do të jenë përballë ekipit të qytetit të tyre. Në skuadrën e Vllaznisë nuk ka asnjë futbollist me origjinë nga Durrësi. Kjo ndeshje mund të sjellë emocione të forta, pasi të 3 ndeshjet e mëparshme mes të dy ekipeve kanë prodhuar gjithmonë gola. Të shohim dhe të presim se kush do të fitojë sfida premton shumë. /EDS 

Kategoria Superiore, java e 29-të

Teuta – Vllaznia

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës, ora 19:00

Teuta: Moçka, Gjorgjevski, Bilali, Hrkac, Hakaj, Dedic, Hila, Beqja, Çyrbja, Latif, Alhasan. Tr. Gentian Mezani
Vllaznia
: Sherri, Gocaj, Orelesi, Berisha, Mersini, Tafili, Krymi, Vucaj, Lika, Sukaj, Ribaj. Tr. Ernest Gjoka.
Gjyqtarë:  Jude Amin Utulu, Kristofer Frakalanca, Shahon Kaleja

Related posts

PLAS NË KATERONINË E DYTË/ Tifozët irritohen me rezultatin dhe qëllojnë me gurë. Lojtari dërgohet me urgjencë në spital

Delo.autor

Ndeshja kundër Bayern, Ronaldo ka një kërkesë të çuditshme nga Zidane

Sadik.Autor

“PËRTEJ ËNDRRAVE TONA, JAM I SURPRIZUAR”/ Duka inspekton punimet në stadiumin e Kukësit: Ja kur e kemi gati (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment