Bundesliga Futboll Sport

Presidenti i Bayern “thumbon” Ancelotti-n

Drejtori i Bayern Uli Hoeness ka mbrojtur emërimin e trajnerit të ri Niko Kovac për sezonin e ri.

Tashmë presidenti i Bayern ka folur për mediat: “E keni parë që edhe kampionët e Champions League mund të dështojnë,” shprehet Hoeness duke thumbuar Ancelotti-n.

“Prandaj i kemi bërë gjërat ndryshe këtë herë. Kemi marrë një trajner që nuk ka fituar asgjë akoma. Mbase do të bëjë të kundërtën.”

Ancelotti kishte fituar tre herë trofeun e Champions League përpara se të shkonte te Bayern (2003 dhe 2007 me Milan dhe 2014 me Real Madrid).

Por në Munich ai fitoi vetëm Bundesliga-n dhe në sezonin e dytë është shkarkuar pas disfatës 3-0 ndaj Paris Saint-Germain.

Aktualisht trajneri italian është i papunë.

Related posts

“PLESHTIT” I BASHKOHET NEYMAR/ Sulm frontal ndaj Barcelonës për largimin e Suarez

Delo.autor

A MUND TË LUAJË ME KOSOVËN? Granit Xhaka jep këtë përgjigje

Delo.autor

SINJALE POZITIVE/ Njeriu i titullit kampion pranë rinovimit me Milanin

F.autor

Leave a Comment