Futboll Sport

Kaçe protagonist në fitoree Panathinaikosit

Nga krahu tjetër, mesfushori Ergys Kaçe ishte titullar në Superligën greke. Ai luajti nga minuta e parë në sfidën që Panathinaikosi fitoi me rezultatin 1-0 kundër Atromitos-it. Shtatshkurtrit i ka bërë mirë largimi nga skuadra e PAOK-ut, pasi luan rregullisht me ekipin tjetër grek.

Ekipi i tij fitoi sot me rezultatin 1-0, ndërsa Kaçe qëndroi 76-të minuta në fushë. Ai la fushën e lojës në këtë minutë. E ardhmja e Kaçes është në udhëkryq, pasi Panathinaikosi ka probleme ekonomike, por e rëndësishme për të ishte të luante.

Futbollisti synon të rikthehet dhe në Kombëtaren shqiptare. Ai do që të marrë një ftesë nga trajneri Christian Panucci, pasi ka kohë që nuk grumbullohet. Panathinaikosi ndodhet në vendin e 10-të me 32 pikë dhe nuk rrezikon rënien nga Kategoria, por rrezikohet shumë nga falimentimi.

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një asistimi nga Chamberlaine, Wijnaldum ndëshkon Atleticon (VIDEO)

Delo.autor

“MJEKËT MË THËRRASIN 3 HERË NË DITË”/ Futbollisti shqiptar me COVID-19: Disa netë nuk kam fjetur

Delo.autor

PRESIDENCA I VË KUSHT STAFIT TEK TIRANA/ Ja çfarë duhet të bëjnë në sezonin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment