Futboll Sport

Pjesa e parë/ Teuta e pamëshirshme, një shkodran ngrin Vllazninë

Vllaznia e nis ndeshjen në sulm me Ribajn, që ka një rast të rrezikshëm, por Moçka ndërhyn në kohë dhe me kokë largon rrezikun. Në minutën e 8’ Vucaj provon me një goditje nga distanca, por pa problem për Moçkën. Në këto minuta janë shkodranët ato që luajnë më mirë, duke regjistruar raste më të rrezikshme, me Teutën, që has vështirësi për të dalë në lojën e saj. Kryesisht bregdetarët provojnë nëpërmjet goditjeve të lira, por pa e rrezikuar seriozisht portën e Sherit. Në minutën e 19’ Teuta regjistroi rastin më të rrezikshëm me anë të kapitenit Çyrbja, i cili pas një inkursioni në krahun e djathtë krosoi në zonë për Laitif. Afrikani e pason bukur për Hilën, por gjuajta e mesfushorit devijohet në këndore nga një prej mbrojtësve të Vllaznisë.

Teuta kaloi në avantazh në minutën e 32’ me anë të kroatit Ante Hrkaç, që pas një godijte këndi me kokë mbrojtësi e dërgoi sferën në rrjetë. Teuta menaxhon rezultatin teksa në fund Hakaj shënoi edhe golin e qetësisë pas një aksioni të shpejtë të bregdetarëve duke shokuar shkodranët.

FORMACIONI ZYRTAR:

Teuta: Moçka, Gjorgjevski, Bilali, Hrkaç, Hakaj, Alhsan, Hila, Çyrbja, Beqja, Dediç, Latif. Trajner: Gentian Begeja.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Krymi, Lika, Tafili, Vucaj, Ribaj, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtar: Malcolm Spiteri (Maltë)

Related posts

Gjithçka që duhet të dini nga ndeshja e parë e Botërorit…

Sadik.Autor

HUMBJA KA PASOJA PËR SHQIPËRINË/ Tani duhet t’i rrëmbejë vazon e dytë në shortin e Euro 2024 Serbisë dhe Ukrainës

F.autor

PËSOI NJË DËMTIM QESHARAK/ Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” digjet ndaj Reading (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment