Futboll Sport

”Maskota” më e frikshme në botë? Jo, do dashuroheni pas tij! (VIDEO)

Qentë apo macet janë bërë pjesë e “pandashme” e fushave të futbollit, mirëpo këtë kafshë që ka zbritur në Rusi, me siguri nuk e keni parë ndonjëherë. Një ari gjigant i stërvitur, që quhet Tim është thirrur për të hapur ndeshjen Mashuk-KMV Pyatigorsk vs Angusht në stadiumin “Central’nyj Stadion Mashuk”. Ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Tretë të kampionatit rus.

Lojtarët e rreshtuar në fushë së bashku me arbritrat po prisnin që të fillonte takimi ndërsa ariu vjen me shoqëruesin e tij nga pista e vrapimit për t’u dorëzuar topin. Ndalet para ultrasve dhe u përgjigjet mikpritjes së tyre me duartrokitje. Më pas merr topin e puth dhe ia dorëzon gjyqtarit që duket tejet i ngrirë para tij. Duket që ariu u solli fat miqve dhe jo vendasve, pasi rezultati i takimit përfundoi në shifrat 0-3 për Angusht.

Related posts

Pas shkarkimit të Starovës, ja kush e zëvendëson te Partizani

Q.Autor

“NA LA PA FRYMË”/ Alena Rodriguez, një trajnere “bombë” nga Hondurasi (FOTO)

Isa.Autor

FITORE E MERITUAR/ Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Palace bën të vuajë Liverpoolin

Delo.autor

Leave a Comment