Bundesliga Futboll Sport

Një paqe e vogël në Frankfurt pas ‘grabitjes’ nga Bayern

Fredi Bobic nga Eintracht Frankfurt dhe drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic u takuan sot në Frankfurt pak ditë pasi Bayern Munchen zyrtarizoi Niko Kovac si trajnerin e tyre të ri.

Drejtori sportiv i Frankfurt dhe Hasan Salihamidzic u takuan personalisht për herë të parë pas deklaratave thumbuese në distancë. Si pjesë e një ndeshjeje të DFL në Frankfurt u takuan kundërshtarët me njëri-tjetrin.

Ne u takuam në mëngjes për të biseduar përpara ndeshjes dhe e kam bërë shumë të qartë mendimin tim përsëri. Kemi shkëmbyer pikëpamjet tona dhe pastaj e kemi dërguar në aeroport pas takimit, sepse unë e kisha rrugën drejt e në shtëpi”, tha Bobic “Bild” për Salihamidzic.

Drejtori sportiv i Frankfurtit reagoi me tone të ashpra të premten pas njoftimit të Bayern se kishin arritur marrëveshjen me Niko Kovac. Ky i fundit mori postin e trajnerit të kampionëve të Gjermanisë për sezonin e ardhshëm, pa përfunduar ende sezoni.

Ai akuzoi drejtuesit e Bayern, që nuk respektuan rregullat bazë duke e quajtur një veprim aspak profesional sjelljen e tyre për arritjen e marrëveshjes dhe prezantimin e trajnerit. Salihamidzic i hodhi poshtë këto akuza duke kundërshtuar. “Sigurisht që unë e kuptoj që Bobic është i mërzitur, pasi ai po humbet një trajner të shkëlqyer si Kovac, por mua mu duk fjalor i papërshtatshëm, pasi ne u sollëm në mënyrë korrekte”, tha Salihamidzic.

Related posts

SINJAL I MIRË PËR “PANZERAT”? Gjermani-Paraguaji do të gjykohet nga një mik i vjetër

F.autor

Ka SHPRESË tek Partizani/ Sulmuesi Ekuban mund të rikthehet në Superligë

Isa.Autor

PO RIKTHEHET MILANI/ Leonardo gati të sjell mesfushorin brazilian në “San Siro”

Isa.Autor

Leave a Comment