Futboll Sport

Tirana sërish në telashe, në gjyq për një titull të vjedhur

Kujtohen te Tomori, këtë herë jo nëpërmjet shtypit të shkruar dhe atij audioviziv, por nëpërmjet kërkesës zyrtare që tashmë e kanë depozituar në FSHF. Bëhet fjalë për titullin e mohuar 18 vite më parë, pikërisht në sezonin 1999-2000.

Beratasit atë sezon u renditën të parët në tabelën e klasifikimit me 52 pikë, po aq sa Tirana, por që titulli u vendos që të diskutohej në një ndeshje shtesë. Takimi shtesë u luajt, Tomori dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në 90 minuta ku dhe shtesat nuk prodhuan gol. Gjithçka u përcaktua nga penalltitë dhe bardheblutë ngritën trofeun lartë.

Saktësisht, me rregullore nuk përcaktohej diçka e tillë. Që do të thotë se është bërë një shkelje në dëm të klubit beratas, i cili u ndje i vjedhur në atë periudhë. Por, te Tomori me sa duket ecin mbi bazat e një fjale të urtë popullore “vonon por nuk harron”.

Drejtuesit e këtij klubi kanë përpiluar kërkesën e tyre në FSHF, duke arsyetuar se pse titulli i sezonit 1999-2000 i duhet dhënë ekipit Tomori. Nëse ky trofe iu jepet beratasve, atëherë ata do të festojnë një titull pikërisht në vitin kur klubi i tyre plotëson 95 vite histori.

Nga ana tjetër, Tiranës i shtohet një problem më shumë. Përpos çështjes së UEFA-s që iu ka mohuar 215 mijë euro, tashmë duhet të mendojnë edhe për titullin e vitit 2000, i cili ka qenë i nëntëmbëdhjeti në historinë e tyre ku kanë koleksionuar 24 të tillë. Në rast se ky trofe do t’iu hiqet, atëherë do të mbeten me 23 tituj.

Related posts

Gigi Buffon: Ronaldon e vlerësoj shumë, me kalimin e kohës ai sa vjen edhe përmirësohet akoma më shumë

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Teuta skuadra më “e plakur”, Superiorja mes më të rinjve

Delo.autor

SERIE A/ Sarri: De Laurentiis i mërzitur? Më vjen keq, por jo shumë!

Sadik.Autor

Leave a Comment