Formula 1 Sport

Lewis Hamilton kërkon të harrojë garën e Kinës, i fokusuar te Azerbajxhani

“Një fundjavë për t’u harruar”. Kështu Lewis Hamilton e komenton performancën e tij në çmimin e Madh të Kinës, në fundjavën që lamë pas. Vendi i katërt në cirkuitin e Shanghait, nuk e ka kënaqur aspak kampionin në fuqi, i cili në një farë mënyrë bën edhe autokritikë: “Nuk kisha ritmin, dhe diçka e tillë u vu re edhe gjatë provave zyrtare. Pata pak vështirësi, pastaj dhe makina u revolucionua dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë. Pata probleme edhe me gomat. Nisja nuk ishte e mirë dhe duhet të përmirësohem, edhe pse në këto momente po marr pikë të arta. Do të përpiqemi të analizojmë të gjitha problemet dhe t’i zgjidhim ato”deklaroi për “Sky Sport” piloti britanik i Mercedes.

Më pas Lewis Hamilton foli edhe për episodin që pa të përfshirë Max Verstappen dhe Sebastian Vettel, duke lëshuar thumba kundrejt pilotit të Ferrarit: “I jam mirënjohës Verstappen për mënyrën e tij të të garuarit.” Një garë, që sipas pilotit 33-vjeçar u kushtëzua shumë nga hyrja e makinës së sigurisë: “Makinat e tjera ndaluan dhe ne u gjendëm në vështirësi. Jam i zhgënjyer, sepse dhamë gjithçka nga vetja, dhe ndjej se e meritonim fitoren, por nuk ndodhi kështu. Dueli me Vettel? Mendova se çdo gjë ishte nën kontroll.”

Pas garës së tretë të sezonit, Sebastian Vettel udhëheq klasifikimin me 54 pikë, ndërsa Lewis Hamilton me 45 pikë. Në vendin e tretë renditet Valtteri Bottas me 40 pikë. Ndalesa e radhës është çmimi i Madh i Azerbajxhanit, në program më 29 prill, në pistën e Baku

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Vllaznia bën goditjen “big”, Klubi hidhet në sulm për akordin me… Bekim Balaj

Delo.autor

DINASTIA E TRAJNERËVE ITALIANË NË KRYE TË KOMBËTARES/ Duka “hap zemrën”: De Biasi hero, Panucci më zhgënjeu…

Delo.autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Kampionët e Italisë piketojnë talentin e Romës…

Delo.autor

Leave a Comment