Futboll La Liga Sport

Torres: Griezmann duhet të fitojë trofe për t’u krahasuar me Messin dhe Ronaldon

Yllit të Atletico Madridit, Antoine Griezmannit, i nevojiten vetëm trofetë për t’u konsideruar në një nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, sipas Fernando Torresit.

Griezmann është duke gëzuar një sezon tjetër të mirë për Atleticon, duke shënuar 26 gola në të gjitha garat – një total i njëjtën me të cilin e mbylli sezonin e kaluar.

Përfaqësuesi francez, i cili iu bashkua Atleticos një sezon pasi klubi e fitoi titullin e La Ligës, është lidhur ngushtë me një kalim te Barcelona.

Dhe Torres beson se për 27-vjeçarin do të flitej si për Messin dhe Ronaldon, sikur ai të mundë të fitojë më shumë trofe.

“Atij i mungojnë titujt për t’u konsideruar në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon”, ka thënë Torres për Cadena SER.

“Shpresoj se do t’i fitojë [trofetë] me Atleticon”, shtoi ai

Related posts

Mbyllet transferimi i futbollistit shqiptar, FSHF-ja reagon në kohë

Sadik.Autor

1 GOL NË 44 NDESHJE ME MILAN/ Paqueta transferohet te Lyon, ja detajet e akordit

Delo.autor

Dita: Mendoj se e kam merituar formacionin, ja për kë ishte dedikimi i golit

Q.Autor

Leave a Comment