Futboll Sport

E BUJSHME/ Klose rikthehet te Bayern Munich

Teksa po vjen vera, Bayern Munich, do të ketë një tjetër ish-futbollist në stafin teknik të klubit: krahas Niko Kovac. “Sport Bild” ka raportuar se ish-sulmuesi Miroslav Klose ka pranuar pozicionin e trajnerit të Bayern Munich U17.

Klose ishte i pranishëm në qendrën stërvitore të Bayern Munich, të shtunën, për të ndjekur ndeshjen e ekipit U-19 kundër Heidenheim. Në fillim u mendua se ishte thjesht një vizitë kortezie, por në fakt ishte një vizitë një vendin e ri të punës.

Trajneri aktual i Bayern U-17 është Holger Seitz, i cili ka qenë futbollist me Karlsruhe dhe më parë ka punuar si trajneri U-15 në klubin bavarez, por do të largohet në fund të sezonit.

Klose ka qenë në stafin e Low te kombëtarja gjermane, që kur u tërhoq nga futbolli, por pas Kupës së Botës 2018, ai do të jetë i lirë për të nisur punën te Bayern.

Related posts

SUPERLIGA/ Partizani fiton 1-2 derbin dhe merr kreun, Vllaznia ‘ngec’ me kampionët! Teuta dhe Skënderbeu barazim

F.autor

PREMIER LEAGUE/ 18 vite pritje, Burnley feston në fushën e Cardiff City

Isa.Autor

32 GOLA NË 37 NDESHJE/ Arsenal piketon pasuesin e Lacazette në Belgjikë. Ja sa kushton…

Delo.autor

Leave a Comment