Futboll Sport

Torino është shansi i fundit për Kalinic

Nikola Kalinic raportohet se do të ulet në stol në pesë ndeshjet e fundit të AC Milan nëse nuk arrin të shënojë gol ndaj Torinos në mbrëmje.

Sipas Tuttosport, Kalinic do ta ruajë vendin e tij në formacion të mërkurën, me Rino Gattuso që i thuri elozhe lojës së “pisët” që bëri ndaj Napolit megjithëse nuk arriti të shënonte.

Gjithsesi, gazeta italiane thotë se tifozët Kuqezinj e kanë humbur durimin me ish-sulmuesin e Fiorentina-s dhe do vetëm gola prej tij.

Si pasojë, 30-vjeçari do të renditej pas Patrick Cutrone dhe Andre Silva në luftën për vendin e titullarit këtë sezon dhe nuk do të jetë në gjendje të shënojë gola të tjera këtë sezon.

Deri tani ai ka shënuar vetëm 5 gola.

 

Related posts

BETIS-REAL MADRID/ Pas një rrëmuje brenda zonës, Sidnei mposht Courtois me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, ylli Hazard zhbllokon sfidën ndaj Inter nga… (VIDEO)

Delo.autor

Vëmendja te Botërori, por skuadra shqiptare arriti një rezultat pozitiv në Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment