Futboll Sport

E PAPRITUR/ Trajneri i njohur shqiptar jep dorëheqjen gjatë intervistës në TV

Trajneri Shpëtim Duro jep dorëheqjen nga Flamurtari. Lajmin e ka konfirmuar vetë Duro në intervistën për RTSH pas ndeshjes së sotme kundër Skënderbeut, ku vlonjatet u eliminuan nga Kupa e Shqipërisë.

“Në pjesën e parë u munduam dhe ishte rezultati i barabartë. Në pjesën e dytë, pas shtyllës së Danilos pësuam gol. Skuadra ka humbur besimin dhe këtë e shoh nga dita në ditë. Sot u takova me skuadrën dhe nuk do të jem më trajner i Flamurtarit. Kjo është mëse normale duke parë këtë situatë. Marr përgjegjësinë time si trajner. Këtë vendim e di që nuk do ta mirëpres presidenti Idrizi, i cili ka këmbëngulur që unë të qëndroj.
Kam kaluar shumë mirë te Flamurtari, kam marrëdhënie shumë të mira me presidentin Idrizi. Por rrëshqitja e skuadrës gjatë javëve të fundit bën që unë të largohem. Nuk bëj prapaktheu nga vendimi im. Kjo është në të mirë të skuadrës dhe presidentit Idrizi”, deklaroi Shpëtim Duro.

Related posts

Giro d’Italia/ Viviani arrin një tjetër fitore

Sadik.Autor

Kombëtarja U-21/ Sonte përballja me Spanjën për kualifikueset e Europianit

Isa.Autor

E PAZAKONTË NË “EURO 2020″/ Parashutisti dështon në uljen e emergjencës dhe rrëzohet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment