Futboll Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi më 24 maj

Skënderbeu dhe Laçi do të diskutojnë mes tyre Kupën e Shqipërisë në futboll, trofeun e dytë për nga rëndësia që garanton një vend në Europa League.

 

Kukësi mbeti jashtë finales së madhe pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Laçit, një ndalesë e detyruar mes nervozizmit, që detyron formacionin vendas ta mbyllë sezonin pa trofe.

Skuadra verilindore e trajnerit Peter Pacult konsiderohej favorite për të kaluar në sfidën e fundit, por edhe pse kishte barazuar pa gola ndaj kurbinasve, eliminohet për shkak të golit në fushë kundërshtare.

Sulmuesi më në formë i futbollit shqiptar, Sindrit Guri fitoi një penallti pas ndërhyrjes së gabuar nga portieri Selmani, e me një qetësi olimpike ekzekutoi edhe 11-metërshin që prishi ekuilibrat.

Kale dhe Guri shpërdoruan të tjera raste, që mund të kishin mbyllur llogaritë, e pikërisht kur rrjedha e gjysmëfinales shkonte në favor të Kukësit, erdhi edhe barazimi i beftë i kurbinasve. Një krosim i Lushkjes dhe goli i Reginaldos. Laçi prek kështu finalen e Kupës, ndërsa Kukësi duhet të kërkojë një portë drejt Europës nga renditja e Superiores.

Surprizoi jo pak humbja e Flamurtarit 0-2 në shtëpi ndaj Skënderbeut, një disfatë që iu mohon vlonjatëve mundësinë për të marrë një trofe. Suksesi 0-1 në ndeshjen e parë i bënte bregdetarët favoritë, por pas pushimit, në harkun e vetëm 2 minutave korçarët shënuan me Ali Sowe dhe Nimaga.

Flamurtari nuk arriti kurrë të rikthehet në lojë, duke merituar eliminimin në një sezon ku e nisi si favorit për të gjithë garat, por po e mbyll totalisht në dështim. Skënderbeu, nga ana e tij, do të kërkojë Kupën e parë të historisë në finalen e 24 majit.

Top Channel

Related posts

FITORJA NDAJ LIVERPOOL/ Neymar: Ishte një ndeshje e rëndësishme, nuk isha 100 për qind i gatshëm

Isa.Autor

MIQTË E MIRË DALLOHEN NË VËSHTIRËSI/ 12 vjet më pas, Solskjaer i hap dyert e United ish-shokut të ekipit

Delo.autor

Begeja: Stop paragjykimeve, fituam në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment