Futboll

Ronaldo në formë të shkëlqyer, por nuk mundet “i vetëm” kundër Bayernit?

Nëse Reali është këtu ku është sot, në Champions League, është e gjitha meritë e Cristiano Ronaldos.
Pas barazimit 1-1 në “Santiago Bernabeu” me Athletic Bilbaon, AS ka bërë një shkrim të gjatë për Real Madridin e Zinedine Zidane, që varet i gjithi nga Cristiano Ronaldo.

Goli në Bernabeu për portugezin ishte i 22-ti në 12 ndeshje me radhë – ecuria më e mirë e CR7 që kur iu bashkua Reali në vitin 2009 dhe i 25-ti në 15 ndeshjet e fundit – statistika që tregojnë se ai është në një formë shumë të mirë.

Por, pavarësisht kësaj, Los Blancos janë të vetëdijshëm se ashtu siç i ka kushtuar në La Liga e Copa del Rey, forma zhgënjyese e Karim Benzema dhe Gareth Bale mund t’i kushtojë edhe në Champions.

Ata edhe njëherë treguan se nuk janë në më të mirën e tyre dhe me ta në fushë, Reali nuk është aspak më e mirë – madje AS shkon aq larg sa shkruan se “me ta në fushë, Reali i bën favor kundërshtarëve”, transmeton Gazeta Express.

Pas paraqitjes në Bernabeu dhe formës zhgënjyese të Bale e Benzema, Los Blancos frikësohen se do të eliminohen nga Champions League nga Bayern Munich pasi janë të vetëdijshëm se jo gjithmonë Cristiano Ronaldo i vetëm do ta ndihmojë skuadrën me gola.

“Por, tashmë një gjë është e sigurt – pas shumë sezoneve, Bale e Benzema duhet të nisin e të kërkojnë skuadra për sezonin e ardhshëm pasi tashmë është mbushur kupa dhe largimi i tyre është i paevitueshëm”, përfundon shkrimin AS.

Related posts

JUVENTUS-SAMPDORIA/ Befason menjëherë Andrea Pirlo në debutim (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi dhe Junajtidi gati për shkëmbimin e madh

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Futbollisti i Juventus-it rikthehet në kombëtare pas 2 vitesh, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment