Futboll Sport

“Montecarlo Masters”, Nadal e Djokovic kalojnë në raundin e tretë

Rafael Nadal e nis me një fitore shumë të lehtë rrugëtimin e tij drejt titullit të tij të 11 në Turneun Masters të Montecarlos.

 

Numri 1 i botës eliminoi në raundin e dytë sllovenin Aljaz Bedene me rezultatin 2-0. Tenistit nga Mallorca iu deshën vetëm 1 orë e 18 minuta lojë për të mposhtur kundërshtarin e tij duke i mbyllur setet 6-1 dhe 6-3 për të siguruar një vend për në 1/8 e finaleve.

U kualifikua për në raundin tjetër edhe Novak Djokoviç që po sheh pak dritë në fund të tunelit. Tenisti serb mundi Borna Coric në një ndeshje të rivalizuar e cila zgjatio 2 orë e 15 minuta lojë. 2-0 ishte rezultati me të cilin e fitoi Djokovic këtë ndeshje ku Coric i krijoi jo pak vështirësi ish numrit 1 të botës që ende nuk është në formën e tij më të mirë. Gjithsesi në fund Djokovic arriti të fitojë të dy setet e këtij takimi 7-6;7-5.

Në 1/8 e finaleve u kualifikua edhe Marin Cilic që eliminoi Fernando Verdascon duke e mundur 2-0. Kroati e fitoi setin e parë 6-3 kundrejt spanjollit, ndërsa në të dytin gjithçka u zgjidh pas tiebreakut me Cilic që mori më të mirën e kësaj sfide.

Kei Nishikori fitoi një tjetër ndeshje në Turneun Masters të Montecarlos; atë me Medvedev duke siguruar një vend për në raundin e tretë. Japonezi e e fitoi këtë takim me rezultatin 2-0 me sete 7-5;6-2.

Related posts

ARSENAL-TOTTENHAM/ Pas një asist nga Lucas, Lamela zhbllokon derbin me një “rabona” (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Presidenti Suning revoltohet me Inter, ja vendimi për klubin “Zikaltër”…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi Vinicius dyfishon shfirat për Tottenham, Dele Alli hesht Mourinhon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment