Futboll Sport

FIFA planifikon një garë më të rëndësishme se Liga e Kampionëve, do të luhet çdo katër vite

FIFA po mendon për një format që do të zëvendësonte Kupën e Konfederatave me një eveniment që do të përfshijë më tepër ekipe në Botërorin e Klubeve dhe do të organizohet rregullisht çdo 4 vite, duke filluar nga viti 2021. Ky ka qenë një prej propozimeve që FIFA u ka nisur federatave kontinentale.

Formati i ri i kompeticionit për klube parashikohet që të ndërhyjë më pak në kalendarin futbollistik, sidomos për ato në Evropë.

Propozimi gjithashtu lind edhe nga nevoja ekonomike. Pasi, teksa turneu kryesor i organizuar nga FIFA, Kupa e Botës është jashtëzakonisht fitimprurës dhe gëzon popullaritet të madh, Kupa e Konfederatave dhe Botërori i Klubeve nuk janë edhe aq tërheqëse për tifozët dhe sponsorët.

Gjithashtu edhe për shkak të hendekut të tepruar ndërmjet pjesëmarrësve: në historinë e turneut vetëm klubet nga Evropa apo Amerika e Jugut kanë ngritur kupën që vendos klubin Kampion Bote.

Për këto arsye FIFA është duke studiuar një format për të zëvendësuar Kupën e Konfederatave me një Botëror Klubesh më të zgjeruar, që do të mbahet çdo katër vjet duke filluar nga viti 2021.

Infantino ka njoftuar federatat kontinentale dhe me shumë gjasa trofeu i fituar nga Gjermania në 2017-ën në Rusi do të jetë i fundit i Kupës së Konfederatave.

Related posts

DREJTUESVE IU HUMB DURMI ME SOLSKJAER/ Manchester United zgjedh trajnerin e ri për të ardhmen

Delo.autor

MODRIC TEK INTERI/ Flet një ish-madrilen: Nuk e kam besuar kurrë diçka të tillë

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KAMPIONËVE TË SUPERIORES/ Portieri Dajsinani: Duhet të tregojmë vlerat tona, ja si Skënderbeu do të dalë nga kriza…

Delo.autor

Leave a Comment